Ndorn jete Uran Umeri

Varimi behet neser(06-02-2010) ne ora 12 00 prej te xhamia Eski(afer postes ne Tetove). Ju bej thirje gjithve neser me blluza ose maica te Ballisteve ora 11 e 45 do mlidhemi para postes, ti japim lamtumiren e funfid profesorit tone te nderuar
R.I.P Uran Umeri Te qoft dheu i lehte
Popularity: 1% [?]
“Mos ndiqni ndeshjet e Renovës”

Vendimi i Lidhjes Futbollistike Komunale – Pollogu i Epërm, në të mirë të skuadrës së Teteksit për t’ia dhënë në tavolinë lejen për të kaluar në garat e mëtutjeshme të Kupë së Maqedonisë, duke anashkaluar skuadrën e Shkëndijës, ka irrituar pa masë shoqatën e tifozëve “Ballistët” të cilët kanë reaguar ashpër. “I bënim të qartë kryetarit të Lidhjes Futbollistik Komunale – Pollogu i Epërm, Qenan Idrizi, që në komunikatën e parë se vendimi i tij është në dëm të simbolit shqiptarë që e ka emrin Shkëndija. E vërteta ka qenë në të mirë të skuadrës sonë, ku gjithë opinioni sportdashës, ka qenë i informuar se drejtësia është në anën e Shkëndijës, pasi stadiumi i qytetit nuk ka qenë i suspenduar, incidenti që ndodhi në Nerez kishte një kohë të gjatë që ishte harruar. Shkëndija dhe Teteksi nuk kishin ndonjë ndalesë që të luajnë në stadium”, thuhet në komunikatën e shoqatës së tifozëve “Ballistët”.Ndërkohë, më tutje thuhet se i gjithë skenar ka pasur një qëllim të dëmtoj Shkëndijës duke ia ndalur të gjitha rrugët që prinë drejt suksesit. ” Është e habitshme fakti pse nuk u luajtur dikund tjetër ndeshja Renova- Vardar. A nuk ishte kjo një ndeshje e rrezikut të lartë! Mos vallë ekziston ndonjë ligj tjetër për skuadrën e Renovës! Dihet Shkëndija është armiku i vetëm që ua prishë hesapet klubeve tjera. Prandaj si shoqatë apelojmë tek sportdashësit dhe tifozët më të zjarrtë të skuadrës së Shkëndijës që të mos shkojnë të ndjekin takimet e skuadrës së Renovës,” thuhet në përfundim të komunikatës.
Popularity: 2% [?]
Komunikatë
Pas anulimit të disa hershëm të ndeshjes për Kupë Regjionale në mes Shkëndijës dhe Teteksit për shkak të rrezikut të lartë nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në koordinim me Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, më pas erdhi vendimi i Lidhjes Futbollistike Komunale – Pollogu i Epërm duke bërë të ditur se ndeshja duhet të luhet pa pranin e tifozëve dhe jo në Tetovë. Shoqata e tifozëve “Ballistët”, për mes një komunikate ka reaguar ashpër ndaj vendimit që ndeshja për Kupë Regjionale në mes Shkëndijës dhe Teteksit të luhet jashtë. “ Ky vendim që është sjell nga ana e kësaj Lidhje është kundër K.F” Shkëndija” i cili është simbol jo vetëm i qytetit të Tetovës por i të gjithë kombëtar shqiptarë në Maqedoni. I gjithë opinioni sportdashës pyetet se kujt i pengon Shkëndija dhe për çfarë arsye tentohet që kjo ndeshje e vlefshme për Kupë Regjionale të mos luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë, në këtë stadium ku për zili të çdo klubi tjetër skuadra e Shkëndijës përkrahet nga një armatë e madhe tifozësh, ku shumica e futbollistëve shqiptarë dëshirojnë të përjetojnë drithërimën e ndeshjeve me fanellën “kuq e zinj”. Qëllimin për të dëmtuar këtë simbol të shtrenjtë nuk do ta arrijnë pasi “Ballistët” janë ata të cilët i japin përkrahje klubit dhe i bëjnë me dije kryesisë së Lidhjes Futbollistike Komunale – Pollogu i Epërm të tërheq vendimin,” thuhet në fillim të komunikatës. Në vazhdim të Komunikatës të dërguar nga shoqata e tifozëve “Ballistët” , bëhet e ditur se ftojnë të gjithë sportdashësit ti bashkëngjiten kësaj iniciative. “ Kërkesa jonë është e qartë që ndeshja të luhet në Tetovë dhe në prani të tifozëve. Në rast se krerët e Lidhjes Futbollistike Komunale- Pollogu i Epërm nuk janë në gjendje të sigurojnë një ndeshje atëherë është më mirë të largohen nga ky postë pasi nuk e kanë vendin aty. Po që se kërkesa jonë nuk plotësohet atëherë do të reagojmë në mënyrë tjetër. I ftojmë të gjithë sportdashësit që ti bashkëngjiten kësaj iniciative duke i ndihmuar klubit tonë të zemrës,” përfundon komunikata.
Popularity: 1% [?]
“Nacionalizmi shterp i Komitëve, u tregua ndaj kombit Shqiptar” – komunikatë e shoqatës së tifozëve “Ballistët”
“Komitëve, të cilët ishin të etshëm të rrahin të shajnë dhe të terrorizojnë popullatën shqiptare. Duke parë ato skena të tmerrshme që ndodhën ndaj njerëzve shqiptarë të cilët kanë qëndruar në shtëpi të tyre të qetë, dënojmë ashpër këtë sjelle të personave të cilët janë nën nivelin e inteligjencës së tyre të të menduarit, duke mos ditur se çfarë akti kriminal janë duke bërë,”thuhet në fillim të reagimit të shoqatës së tifozëve “Ballistët”.
Shoqata e tifozëve “Ballistët” ka reaguar ndaj sjelljeve të huliganëve, të ashtuquajtur “Komiti”, të cilët terrorizuan popullatën e pafajshme shqiptare në Nerezë të Shkupit.
“Ky maskarallëk që ndodhi disa ditë më parë nxori në pah sjelljen barbare të “Komitëve, të cilët ishin të etshëm të rrahin të shajnë dhe të terrorizojnë popullatën shqiptare. Duke parë ato skena të tmerrshme që ndodhën ndaj njerëzve shqiptarë të cilët kanë qëndruar në shtëpi të tyre të qetë, dënojmë ashpër këtë sjelle të personave të cilët janë nën nivelin e inteligjencës së tyre të të menduarit, duke mos ditur se çfarë akti kriminal janë duke bërë thuhet në fillim të reagimit të shoqatës së tifozëve “Ballistët”. Ndër të tjerat në vazhdim të Komunikatës thuhet se i ftojnë “Komitët” të mos dëmtojnë popullatën e pafajshme po le të ndeshen me tifozët. “ Çdo herë në ndeshje të cilët i ka zhvilluar Shkëndija me skuadrën e Vardarit, tifozët e tyre kurë nuk kanë ardh në Tetovë, ndërsa tifozët tanë kanë udhëtuar jo vetëm në Shkup, po edhe në vende tjera Manastir, Shtip, Prilep dhe deri në Strumicën e largët. Po të jenë burra ata le të vijnë në stadiume të bëjnë tifo dhe të mos ndeshen me njerëz të pafajshëm po me tifozët ashtu siç i ka hije. Po dihet forca e tyre prej frikacaku prandaj dhe sjelljet e tyre janë nën nivel të sjelljes njerizohet,” bëhet e ditur në komunikatë.
Sa i përket takimit kundër Teteksit shoqata e tifozëve “Ballistët” i bënë ftesë tifozëve të flaktë të Shkëndijës që të jenë prezent në shkallët e stadiumit të qytetit në Tetovë. “ Si asnjëherë më parë i ftojmë tifozët më të zjarrtë të jenë prezent në shkallët e stadiumit të qytetit në Tetovë. Ne i mbrojmë vlerat e kombit me përkrahje maksimale ndaj klubit tonë e jo duke sulmuar njerëz të pafajshëm sikurse barabartë “Komitët”. Do të jemi krenar që jemi shqiptar po të jemi në numër më të madh në shkallët e stadiumit në Tetovë, për të përkrahur simbolin e shqiptarëve në Maqedoni, skuadrën e Shkëndijës,” përfundon kominkata e “Ballistëve”.
Popularity: 1% [?]
Shkëndija – Pelister

Shoqata e tifozëve Ballistët – Tetovë fton të gjithë anëtarët ditën e shtunë(13/06/2009) ora 11 – 00 të tubohen në qendër të Tetovës. dhe të marshojm drejt Strumicës.Le ta dije FFM – ja dhe gjithë anti-Shqiptarët se kudo që te luaj klubi jonë do ta ketë përkrahjen tonë. Ju bëjmë thirje të gjithë simpatizuesve të na bashkohen ditën e shtunë ti ndihmojmë Shkëndijës dhe te kthehemi atje ku e kemi vendin në ligën e parë.
Shoqata e tifozëve Ballistët – Tetovë
Popularity: 42% [?]


Tifozët